Ujë me presion duket se është gjetur si mjeti për të shpërndarë protestuesit e opozitës nga rrugët që kanë bllokuar në të paktën 5 pika kyçe të Tiranës në kuadër të mosbindjes civile.
Herë pas here ndaj protestuesve hidhet ujë me presion, sa herë që protestuesit tentojnë të bllokojnë akset rrugore.
Më së shumti kjo metodë është përdorur te sheshi Wilson. Ndoshta për shkak edhe të temperaturave të ulta, Policia ka menduar se duke hedhur ujë me presion dhe duke lagur protestuesit, këta të fundit do të largohen.