GRAMSH- Ujëvara e Sotirës është ndoshta një nga vendet më të bukura dhe tërheqëse të zonës së Gramshit, e vendosur mes maleve shkëmbore dhe e rrethuar nga gjelbërimi kodrinor prej ku buron uji i kristaltë i malit të Tomorrit.

24 km larg qytetit të Gramshit ujëvara përben një nga atraksionet turistike të Shqipërisë, ndërsa vizitohet nga shumë turist, të apasionuar pas aventurës. Por ujëvara e Sotirës e shpallur monument natyror, mbetet një ‘mollë e ndaluar’ nga vete neglizhenca e shtetit.

Rruga që të çon nga Gramshi deri në lartësitë e ujëvarës përben një aventurë më vete, ndërsa shpesh turistët detyrohen të kthehen në rruge pasi gjithnjë ajo sa vjen e vështirësohet. Banoret e zonës thonë se disa herë rruga turistike është premtuar por në fakt aty askush nuk ndërhyn qoftë për të lehtësuar sado pak qarkullimin. Përballë një situate të tillë, minimalisht bashkia e Gramshit duhet të ndërhynte për pastrimin e rrugës, teksa shirat e vjeshtës izolojnë përfundimisht zonën deri në qershorin e ardhshëm.

Edhe pse një mrekulli natyrore që të ofron Shqipëria, ujëvara e Sotirës në Gramsh mbetet një mollë e ndaluar nga vetë neglizhenca e Shtetit. Shumë prej turisteve që nisen atje, detyrohen të kthehen si pasojë e rrugës së pakalueshme. Banorët e zonës shprehen se rruga disa herë është premtuar, por realiteti mbetet si dëshmi e hidhur e këtyre premtimeve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb