TIRANE

Reshjet e dendura të shiut mbrëmjen e djeshme shkaktuan jo pak probleme në kryeqytet dhe jo vetëm, pasi dhjetra banesa u përmbytën. Mes shumë banesave të përmbytura është edhe një pallat pranë shkollës “Hasan Prishtina” në Tiranë, ku kati i parë i tij është ‘pushtuar’ nga uji.

Ka qenë një nga banorët e pallatit, i prekur nga përmbytjet, që ka kontaktuar me ‘BalkanWeb’ ndërsa apelon për ndihmë. Valdrin Abazi pohon se uji është futur në banesën e tij në kat të parë dhe ka prishur gjithçka, ndërsa shton se askush nuk i ka shkuar për ndihmë.

“Pallati është tek shkolla ‘Hasan Prishtina’, tek ‘Varri Bamit’ tek njësia 3. Asnjë nga institucionet se ka vrarë mendjen për këtë situatë. Na është përmbytur shtëpia. Jemi tre familja të dëmtuara. Është problem i madh. Kemi folur me të gjithë, që nga policia dhe me Bashkinë. Kanë ardhur dhe e kanë parë situatën dhe nuk kanë bërë asgjë. Pusetat janë mbushur. Nuk ka ardhur asnjë nga të ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve. Na janë prishur mobiljet nga uji. Këtu tek ne vinë vetëm kur kanë zgjedhje dhe premtojnë, por nuk bëjnë asgjë. Kur bie shi e njëjta situatë ndodh. Banorët vendosin tek shkalla tulla dhe ecin me qese. Na është futur uji i kanalizimeve në shtëpi, do marrim infeksione”, tha qytetari.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për më tepër shihni pamjet që vijnë nga një prej banesave të prekura në këtë pallat, ku shihet se si uji ka depërtuar në çdo cep të saj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb