Policia e Shkodrës njofton se ka arrestuar një 24-vjeçar, që dyshohet se ka vjedhur në një banesë. Uniformat blu bëjnë të ditur se të riut i është gjetur edhe një kaçavidë. Në pamje duket momenti kur efektivët i drejtohen banesës pas marrjes së sinjalizimit se po grabitej. Ata konstatojnë të riun brenda në shtëpi dhe i bëjnë thirrje të mos lëvizë dhe menjëherë i vendosin prangat.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në një banesë në rrugën “Çerçiz Topulli”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë. Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë brenda banesës, në tentativë për të vjedhur, shtetasin E. T., 24 vjeç, banues në Laç,Vau i Dejës. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 24-vjeçarit, një kaçavidë“, njofton policia.
(BalkanWeb)