Manchester United ka eleminuar Arsenalin nga FA CUP. Takimi dhuroi spektakël, teksa koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa kualifikimi u vendos nga penalltitë.
Fernandes realizoi për “Djajtë e kuq” në minutën e 52-të, me anë të Fernandes. Në minutën e 61-të, Dalot u ndëshkua me karton të kuq, duke komplikuar në maksimum gjërat për skuadrën nga Manchesteri.
Në të 63-tën, Gabriel vendosi ekuilibrat, sakaq në të 72-tën, Odegaard shpërdoroi një penallti për Arsenali. Koha shtesë nuk prodhoi gol, me lodhjen që ndikoi në efektivitetin e lojës te lojtarët.
Nga pika e bardhë e penalltive më të saktë u treguan të besuarit e Amorim. Te Manchester United ishin perfekt, pasi nuk gaboi asnjë penallti.
Në krahun tjetër, ekipi londinez paguajti shtrenjtë ekzekutimin e gabuar të 11-metërshit nga Havertz.
(J.S/BalkanWeb)