Anija kroçere ‘Empress of the State’ ndryshoi drejtimin dhe u drejtuar në Havana, pasi u përfshi nga erëra të forta dhe dallgë të mëdha, të shkaktuara nga uragani Michael. Ajo tani ka ndaluar në brigjet jugore të Kubës.

Këto pamje janë xhiruar nga një pasagjer në bordin e anijes. National Hurricane Center ka rritur nivelin e stuhisë, tani ajo klasifikohet në kategorinë 4, ‘ekstremisht e rrezikshme’.

E drejtuar drejt Floridas, stuhia do të sjellë shira dhe erëra të forta edhe në pjesën e Georgia dhe të Alabama.

Governatori i Florida, Rick Scott i ka dhënë urdhër banorëve të largohen nga zonat përreth brigjeve: ’Vendimi që ju dhe familja juaj do të merrni në orët që vijnë mund të bëjnë diferencën mes jetës dhe vdekjes”, ka thënë Scott.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb