Të gjithë shqiptarët janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, që fatkeqësisht mori 51 jetë njerëzish si dhe plagosi mbi 700 të tjerë.

Duke marrë shkas nga situata në fjalë, ku qindra familje kanë ngelur pa banesa dhe e kalojnë natën në çadra, makina apo dhe ambiente të tjera, presidenti Ilir Meta ka publikuar një video ku shihet se si janë angazhuar vullnetarë për t’u siguruar ushqimin banorëve të prekur në fshatin Bubq të Fushë-Krujës.


“Përshëndetjeje dhe përqafime vullnetarëve të Bubqit, që nuk lodhen e nuk ndalin së shërbyeri për komunitetin! 👏👏”, shkruan Meta, ndërkohë që në pamjet në fjalë shihet aktivisti Aulon Kalaja teksa tregon detaje nga puna vullnetare.
(BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: