Ish-këshilltari i ministrit të brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko ka publikuar një video interesante në platformën e tij X.

Në të shihet një ushtar ukrainas, që qëllon me pushkë automatike mbi një dron rus.

Është e paqartë se ku dhe kur është realizuar video, por se ajo është bërë virale në rrjetet sociale.

Video është shpërndarë fillimisht nga blogerët ushtarakë rusë, kurse në të shihet një helikopter ukrainas, brenda së cilit ushtari me mitraloz qëllon mbi dronin rus.

Droni është Shahed, që Irani ia ka dhuruar Rusisë, për shkak se mungojnë prodhime të dronëve rusë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: