FINIQ

Një vajzë është ndjerë keq, gjatë takimit elektoral të partisë socialiste në Finiq. Ndërsa kreu i qeverisë mbante fjalën e tij, në kuadër të takimeve “Bashkia që duam” i është dashur të ndërpresë fjalimin e tij, për të kthyer vëmendjen nga e reja, e cila u ndje kaq gjatë aktivitetit.

“Është temperaturë e lartë  e mungesa e ujit..” tha Rama ndërsa vajza u largua nga takimi elektoral.

Pasi u kërkoi Ndjesë të pranishmëve, për ndërprerjen e fjalës, Rama vijoi më tej ndërsa garantoi të pranishmit se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb