‘Zhveshur’ për pak kohë nga angazhimet politike, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është bashkuar të rinjve të LRI në kampin veror të Jalës.

Numri një i LSI, shfaqet ndërsa kërcen nën ritmet e valles së Kukësit, së bashku me zv/kryetarin e LSI, Luan Rama.

Prej 4 ditësh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet në kampin e LRI në Jalë për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe aktivitetet e ndryshme që zhvillohen në këtë kamp, atmosfera shlodhëse duket se po i paraprin sezonit të ri politik, ku opozita pritet të nis aksionin e paralajmëruar kundër qeverisë Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb