Përfundon me një barazim 2-2 dhe polemikë sfida e radhës me Guardiolës dhe Poçetinos. Siti shënoi golin e tretë në minutën e 92-të në zhvillimet e një këndoreje dhe, nëse nuk do të kishte qenë VAR-i që anuloi githçka për një prekje të topit me dorë nga ana Laportes, të zotët e shtëpisë do të kishin merituar ta fitonin këtë ndeshje.

“Citizens” e nisin menjëherë me furi dhe shfaqen rrezikshë në kuadratin e Loris përpara se Sterling të shënojë avantazhin në minutën e 30-të, kur De Bryjn gjen anglezin pas shpinës së mbrojtjes, i cili me kokë shënon duke e çuar topin në shtyllën e dytë. Por Totenhemi reagon si një skuadër e madhe dhe barazon në të 23-tën me gjuajtjen e saktë të Lamelës, që shfrytëzon pozicionimin jo të mirë të Edersonit.

Siti rikthehet menjëherë të kontrollojë dhe në të 35-ën e çon sërish veten në avantazh kur De Bryjn jep asistin e radhës për Agueron, që nga pranë portës devijon saktë. Në pjesën e dytë Totenhem do të barazojë sërish, kësaj radhe me Lukas Mourën, që me kokë mposht Edersonin pas një harkimi nga këndorja. Siti bën gjtihçka për të gjetur fitoren, por do ta mbyllë në barazim dhe me “Etihad Stadium” të nervozuar për golin e anuluar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb