Uruguaji vuan por në fund arrin të evitojë humbjen në ndeshjen e dytë të Grupit C në Kupën e Amerikës. Skuadra e drejtuar nga Oscar Tabarez nuk i shpërbleu parashikimet, duke mos shkuar më shumë se barazimi 2-2 në sfidën kundër Japonisë. Pas debutimit modest si e ftuar në turneun më të rëndësishëm të futbollit amerikano-jugor, formacioni aziatik bëri një paraqitje të shkëlqyer, por megjithëse e pa veten dy herë në epërsi, nuk arriti të dalë nga fusha me pikët maksimale.

Japonia e nisi shpejt ndeshjen dhe në minutën e 25-të gjeti avantazhin me Miyoshi. I fortë ishte reagimi i Uruguajit, që barazoi shifrat pas vetëm shtatë minutash. Edison Kavani u rrëzua në zonë dhe me ndihmën e sistemit VAR, arbitri akordoi një 11-metërsh. Goditjen e mori përsipër Suarez që thelloi rekordin si golashënuesi më i mirë në historinë e dy herë kampionëve të botës. Nuk sollën asgjë rastet deri në fundin e pjesës së parë, që u mbyll në ekuilibër të plotë.

Copa America Brazil 2019 Group C Uruguay V Japan
Copa America Brazil 2019 Group C Uruguay V Japan

Me rikthimin në fushë pas pushimit, Japonia suprizoi sërish në të 59-ën. Miyoshi ktheu aziatikët në epërsi me golin e dytën personal. Shpersat e japonezëve për të marrë fitoren e parë në Kupën e Amerikës u shuan në minutën e 66-të, kur Jimenez vulosi barazimin 2-2 për këtë sfidë. Me pikën e marrë Uruguaji ruan vendin e parë të Grupit C me katër pikë, por ende duhet të zbresë në fushë Kili, që në rast fitore kundër Ekuadorit do të merrte kryesimin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb