Holanda duket se nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Shqipërisë sa i takon çeljes së negociatave. Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar kronikën e përgatitur nga gazetari Vladimir Lame, sipas të cilit Holonda nuk ka rekomanduar çeljen e negociatave me vendin tonë.


Postimi i plotë:


Holanda thote Jo,por te pakten s’po na shton kushtet!(VIDEO).


Holanda thote qarte se :

-Shqiperia s’ka permbushur asnje kusht

-Shqiperia perkundrazi ka bere hapa pas

– Kushtet e 2018 mbeten teresisht te parealizuara

– S’ka nevoje as qe te mblidhet fare parlamenti holandez per nje vendim per negociatat me Shqiperine,se vlen akoma qendrimi i vitit 2018 ku Holanda shprehej negativisht hapjen e negociatave.

– Maqedonise i hapen negociatat megjithese ishte vite me pare ishte shume prapa Shqiperise

Shiheni VIDEON dhe gezohuni qe Holanda thote Jo por nuk na shton kushte te tjera.

Kjo kronike eshte pergaditur nga gazetari i mirenjohur i ceshtjeve te BE Vladimir Lame

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb