Ish-lojtari i Dinamo-u15, Martin Cani ndërroi jetë këtë të hënë, pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij. Trajneri i skuadrës dinamovite të të rinjve, Egert Bakalli, siç shihet në video, flet para skuadrës, teksa u kërkon atyre të bëhën të fortë. Gjithashtu, Bakalli thotë se kjo moshë është mjaft delikate dhe në këto raste, duhet të përpiqen të shmangim zënkat.
“Duhet të bëhemi të fortë, s’kemi ç’të bëjmë. Jeta është e poshtër prandaj ju them. Kjo është mosha më delikate e juaja. Le të shajë tjetri kthe kurrizin, ik në shtëpinë tënde. Për vete e kanë të tjerët”, dëgjohet t’u thotë ai.
(BalkanWeb)