Në qytetet Koçan dhe Shkup të Maqedonisë së Veriut, janë mbajtur protesta të fuqishme në shenjë zemërimi dhe dhimbjeje pas tragjedisë që mori jetën e 59 personave në një diskotekë nate. Shumë qytetarë u mblodhën sot në Koçan, duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për këtë ngjarje të trishtueshme.
Protestuesit në Koçan shkuan deri aty sa shkatërruan lokalin e dytë të pronarit të diskotekës, ku ndodhi zjarri fatal. Ata hodhën vezë dhe shishe në ndërtesën e bashkisë së qytetit, duke thyer dyert dhe dritaret. Dëshira e qytetarëve për drejtësi ishte e dukshme, ndërsa ata kërkuan të takohen me kryetarin e qytetit, Ljubço Papazov, i cili ka dhënë dorëheqjen pas tragjedisë.
Nëpërmjet protestave, qytetarët kërkuan përgjigje dhe veprime nga autoritetet përkatëse, duke theksuar se duan të mësojnë shkakun dhe përgjegjësit për këtë humbje të madhe jetësh, që tronditi qytetin dhe vendin. Pas këtyre ngjarjeve, kërkesat për hetime të thella dhe ndëshkim të personave përgjegjës janë bërë më të forta.
(Balkanweb)