Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Paris për të ndjekur nga afër kompeticionin e Lojërave Olimpike, ku Shqipëria ka arritur të sigurojë për herë të parë dy medalje bronzi me dy mundësit, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Ai ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një video “funny”, ku teksa afrohet për të përqafuar presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizrenin, i bën një lojë; duke e shtrirë atë në tokë.

Kreu i Bashkisë ka zgjedhur këtë mënyrë për ta uruar për suksesin historik, Prizrenin.

“Sukseset kanë esencën e traditës – faleminderit 🙏🏻 kuksianit të palodhur Sahit Prizreni për gjithë dedikimin dhe sakrificat për t’i sjellë Shqipërisë dhe mundjes suksese Historike!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb