Autori i dyshuar i vendosjes së lëndës plasëse në një market në Theth është Frederik Paplekaj.

Policia e Shkodrës shprehet se autori i ngjarjes u vu në pranga pas tre orësh. Ai u arrestua, në kushte të vështira moti, mes reshjeve të dendura të borës.

“Vendosi lëndë plasëse në derën e  një marketi në fshatin Theth, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, pas tre orësh pas ngjarjes  identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Kapja e tij  u bë në kushte të vështira si pasojë e reshjeve të dëborës.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin  “Theth”, në derën  e  marketit së shtetasve Ç. B., dhe A.B., është  hedhur  një sasi e vogël, lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar  vetëm dëme materiale.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen  në Qafë Thore dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. P., 39 vjeç.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 39 vjeçarit për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb