Këtë të shtunë u zhvilluan disa nga ndeshjet e Bundesligës. Bayern nuk shkon me shumë se një barazim 1-1 në fushën e Union Berlin.
Bavarezët hasën mjaft vështirësi, teksa 45 minutat e para përfunduan pa gola. Për të ardhur te zhbllokimi i rezultatit, Sane shfrytëzoi në maksimum një top nga krahët, për të dërguar kështu topin në rrjetë, në minutën e 75-të. Ekipi i Ëagner reagoi dhe barazoi shifrat me Hollerbach, në të 84-tën.
Me këtë rezultat, të besuarit e Kompany janë në vendin e parë me 62 pikë. Union Berlin është në vendin e 13-të me 27 pikë. Në takimin tjetër, Werder Bremen u imponua 2-4 në shtëpi ndaj Borussia Moenchegladbah.