Manchester City nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Newcastle në transfertë.
Skuadra e Guardiolës u vendos në kërkim të golit që në fillim, duke treguar dëshirë të madhe për fitore. Mysafirët rezistuan deri në minutën e 35-të, teksa pas disa pasimesh të shpeshta, “qytetarët” thyen prapavijën kundërshtare. Nga brenda zone, goditja tokazi e Gvardiol gjeti të papërgatitur portierin Pop.
Newcastle nuk u dorëzua dhe në fillimin e pjesës së dytë lëshoi sinjale të qarta. Në të 56-tën minutë, portieri Ederson ndërhyn ndaj Gordon, duke shkaktuar penallti në dëm të kampionëve të Anglisë. Nga pika e bardhë nuk mund të gabonte sulmuesi anglez Gordon, duke dërguar shifrat në 1-1.
Në të 72-tën, Foden flirton me golin, por vetëm kaq. Pavarësisht presionit dhe 7 minutave shtesë, rezultati mbeti i pandryshueshëm, me skuadrat që ndajnë pikët.
(J.S/BalkanWeb)