KOSOVË

Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kemal Bela është kthyer pas 20 vitesh nga Amerika në Kosovë, ndërsa jeta e tij ka qenë e mbushur me shumë peripeci dhe sfida.


Ai thotë se ka kryer gjithsej 18 operacione në trupin e tij, por shton se ndihet me fat pasi sërish është i vetëdijshëm dhe i njeh të gjithë njerëzit që e rrethojnë. Mediat kosovare kanë publikuar momente të dhimbjes por dhe të kënaqësisë së veteranit, i cili nuk e kishte besuar se do kthehej i gjallë në tokën ku fillimisht hodhi dhe rriti shtatin e tij.


“Kam kryer 18 operacione në trupin tim, operacionin e zemrës. Kam pas sulm në kokë, ma kanë heq kapakun e kokës dhe ma kanë pastruar trurin tim. Një pjesë e trurit tim ka vdekur, por prapë i njoh njerëzit dhe vetëdija ime prapë është kthyer me ndihmën e Allahut”, është shprehur ai për Televizionin “Dukagjini”.


Më tej, Bela u shpreh se iu plotësua dëshira që u rikthye në Kosovë. “Unë kam menduar se ndoshta do të vdisja kur ta prekja tokën e Kosovës Kosovën me këmbët e mia, por prapë e falënderoj Allahun që jam gjallë.”, u shpreh ai.

Për të parë videon klikoni këtu

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: