Një pallat në Rrugën e Kavajës, pranë ish-Parkut të Autobusave është përfshirë nga flakët pasi në një ballkon të ndërtesës ka nisur një zjarr.

Flakët janë përhapur fillimisht në pjesën e sipërme të pallatit, duke bërë që gjithë ndërtesa të pushtohet nga tymi.

Nga ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është bërë e mundur që flakët në fasadën e sipërme të shuhen, por zjarri është përhapur më vonë në katet e mëposhtme.

Dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike në një apartament, në të cilin nuk ndodhej askush.

Megjithatë tanimë mësohet se zjarri është vendosur nën kontroll, edhe pse ka lënë pas dëme të shumta materiale.

Sakaq, nuk raportohet për viktima pasi banorët që gjendeshin brenda ndërtesës janë evakuuar menjëherë pas shpërndarjes së tymit në pallat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb