KORÇA

Operacioni ‘Perimetri’ në Korçë vijon teksa sot janë arrestuar edhe 5 persona të tjerë të cilët po transportonin 18 klandestinë të paligjshëm në Shqipëri.

Tre trafikantë nga Laçi u kapën në afërsi të fshatit Zëmblak etksa transportonin me tre mjete drejt Tiranës 15 klandestinë kundrejt shumës 1000 euro.

Po ashtu dy trafikantë të tjerë, njëri nga Korça dhe tjetri nga Pogradeci u kapën duke transportuar tre klandestinë në këmbim të 500 eurove.

Ditën e djeshme filloi ky operacion policor, ku u arrestuan 5 shqiptarë duke transportuar 17 klandestinë nga Greqia në Mal të Zi.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Qarku Korçë

 

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

 

Në vijim të këtij operacioni goditen edhe dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

 

Kapen duke transportuar 18 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 5 shtetas.

 

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve, konkretisht:

 

– M. K., 35 vjeç, F. F., 20 vjeç dhe E. L., 23 vjeç, të tre banues në Laç, të cilët u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore në afërsi të fshatit Zëmblak, duke transportuar me tre mjete në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 1000 euro, 15 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

 

– E. Xh., 21 vjeç, banues në Pogradec dhe F. D., 24 vjeç, banues në Korçë, të cilët në hyrje të qytetit të Pogradecit, u kapën nga Policia duke transportuar me një mjet në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 500 euro, 3 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

 

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb