Kur situata të del jashtë kontrollit, edhe pse je duke dhënë një intervistë për prestigjiozen BBC dhe për një çështje tepër serioze. E tillë ka qenë dhe për profesor Robert Kelly, i cili u përball me një moment të sikletshëm gjatë një lidhje skype ku diskutonte mbi zhvillimet e fundit, siç ishte dhe shkarkimi i presidentes në Korenë e Jugut, Park Geung-hye.

Por, papritur, në dhomë hyn vajza e tij e vogël, e cila nuk e di që babai i saj është në një lidhje direkte në televizion. Por nuk mjafton me kaq, pasi fill pas saj hyn dhe fëmija tjetër i profesorit, ende pa u ngritur në këmbë.

Pjesë e videos është bërë edhe dadoja e fëmijëve, e cila hyn ‘rrufe’ dhe merr vogëlushët. Gjithçka ndodh live dhe shumë shpejt. Për më tepër shihni videon që u bë virale dhe që do ju bëjë të gjithëve të qeshni.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb