Profesori Përparim Kabo, i ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi videon virale të Parashqevi Simakut dhe ndihmës që këngëtares iu dha.
Kabo tha se këngëtarja u trajtua disi si mish për peshkaqenë. Sipas tij, edhe media kërkon sensacionin. Profesori deklaroi se ndjen keqardhje për këngëtaren, por shtoi se ka pasur plot raste kur artistë të njohur në botë kanë përfunduar në situatë të keqe. Për profesorin, njeriu, edhe kur merr goditje në jetë, duhet të gjejë forcë të ringrihet.
Përprim Kabo: Media shet sensacionin, sepse rrit klikimet dhe mban audiencën. Ky është mish për peshkaqenë. Jeta e saj private është private. Kush e nxjerr nga gjendja e keqe, bravo i qoftë, nuk ka pse të mburret. Ndjej keqardhje për Parashqevi Simakun, bashkëpatrioten time. Nuk është e para ajo që ka dështuar. Ka pasur raste që kanë shkuar me pasuri në SHBA dhe i kanë humbur. Çdo njeri e ndërton fatin e vet nga investimi i tij, karakteri i njeriut duket kur ai ringrihet.
Ka pasur edhe artistë të tjerë që e kanë mbyllur jetën në kushte të vështira, por askush nuk është kujtuar, nuk duhet tepruar. Tani Parashqevi Simaku po kupton fjalën “guri i rëndë në vend të vet”, uroj të jetë e shëndetshme mendërisht. Mëshira është fjalë e bukur, por nuk mund të zgjasë pa fund. E gjitha ishte mëshirë e bukur kristiane. Më vjen keq në raportin e saj me të birin.
(Balkanweb)