Kjo video e jashtëzakonshme është bërë menjëherë virale në rrjet. Shimpanzeja me një smartphone në dorë lundron në insagram si të ishte një njeri. Madje di edhe se si të kthehet në një albumin me fotografi në faqen e profilit.

Pasi shikon disa prej videove kthehet mbrapsht dhe përzgjedh të tjera pa gabuar ne asnjë moment.
Duket se videot e tij të preferuara janë ato të regjistruara me të zotin teksa luan ndërsa kur zgjedh video të tjera duket se nuk i ngjallin fort interes dhe i heq shpejt ato.

Komentet kane vërshuar lume duke u mahnitur nga inteligjenca dhe shkathtësia sesi shimpanzeja përdor median sociale ne menyre te pabesueshme. Video eshte pëlqyer nga mbi 1.8 milion njerez vetem ne pak dite.

Për ekspertët e komunikimit videoja është disi shqetësuese. Kjo video madje ka nxitur debate mbi inteligjencën e kafshëve dhe nevojën per t’i mbrojtur me tepër.

Mike Holston, me pseudonimin tarzani i vërtetë, i cili e publikoi këtë video në instagramin e tij është aktivist që ka një dashuri të madhe për kafshët dhe duket se edhe kafshët e duan atë. Duke përdorur YouTube dhe Instagram-in, ai i tregon jetën e tij mes kafshëve, ashtu si dhe Tarzani, “Mbreti” i Xhunglës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb