Mbrojtësi Dani Alves i cili humbi Botërorin për shkak të dëmtimit që pësoi në finalen e kupës së Francës ka bërë një vizitë surprizë në qendrën stërvitore të Brazilit, në Sochi të Rusisë.

Pasi takoi të gjithë pjesëtarët e ekipit kombëtar 35-vjeçari shkroi një mesazh frymëzues në rrjetet sociale që ka bërë shumë përshtypje në vendin e tij.

“Jini krenar që jeni brazilianë, mendoni si të përfaqësoheni sa më mirë. Ju keni me vete të gjithë ndjenjën e një populli, që flet gjuhën tuaj. Luftoni çdo ditë për njerëzit tanë, që të ndjehen krenarë. Ju jeni një grup, që hiqni dorë nga shumë gjëra për të mbrojtur ëndrrën e një kombi.

Jemi një komb i bashkuar, pa egoizëm, pa zili, pa pakënaqësi, pa menduar se gjërat në jetë janë të lehta, por duhet luftuar për to. Kombëtare e Brazilit, ne jemi një herë e përgjithmonë një komb i vërtetë, që qan dhe buzëqesh me ty. Kurrë mos harro: forca e një kombi është në bashkimin e popullit të saj me çdo aspekt, apo kauzë”, – tha Alves.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb