“Njerëzit mendojnë se vjen nga një tjetër planet. Po, mund të jetë planeti gjenive që quhet Argjentinë”. Me këto fjalë mbyllet video që Federata Argjentinase e Futbollit ekzalton rikthimin e Lionel Messi në kombëtare që pas finaleve të Botërorit 2018.

Në videon që zgjat pak më shumë se një minutë “Pleshti” krahasohet me disa prej personazheve më të famshëm të jetës sociale, sportit dhe artit në Argjentinë, përfshirë edhe Papa Bergolion për “fenë” e futbollit që ai ka shpërndarë dhe ka bërë të lidhen njerëzit në të gjithë botën. Sipas kësaj video, te Messi janë ndërthurur të gjitha cilësitë e këtyre personazheve që kanë shkruajtur historinë e Argjentinës. “Janë dhjetë argjentinas në një”, thuhet në tekstin që shoqëron videon.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: