Problemet e mëdha që ka klubi i Vllaznisë, probleme që e kanë shoqëruar prej vitesh, duket se nuk kanë ndikim tek ekipi në fushë, të paktën deri më tani. Starti i shkodranëve në këtë fillim sezoni ka qenë pozitiv, përjashto sfidën kundër Tiranës e cila solli jo vetëm humbjen e parë por dhe mungesën e tifozëve për 4 ndeshjet e radhës në “Loro Boriçi”. Mesazhi i parë i trajnerit Mirsad Jous shkon pikërisht për tifozët, duke i bërë thirrje të jenë të qetë dhe të gjithë bashkë, staf drejtues, lojtarë e tifozë, të bashkohen për të mirën e klubit. Këtë të shtunë, Vllaznia udhëton në transfertën durrsake, një ekip që ka treguar një formë të mirë në këtë fillim sezoni. Jonuz është i vetëdijshëm për shkallën e vështirësisë që paraqet kjo transfertë por është i bindur se Vllaznia mund të dalë me një rezultat pozitiv pavarësisht problemeve:

Pauza që solli Kombëtarja i ka shërbyer jo pak Vllaznisë për të rikuperuar pjesët dhe për të kapur formën e duhur fizike. Në dyshimet mbetet prezenca e Krymit, Gligorov dhe Emerson, tre futbollistë të cilët nuk janë rikuperuar plotësisht.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: