Të paktë ishin ata që besonin se Vllaznia në përfundim të fazës së parë do të ishte në garë për objektiva të rëndësishëm. Pa shumë zhurmë e pa shumë emra të bujshëm, Mirsad Jonuz dhe stafi drejtues krijuan një ekip shumë solid, me lojtarë ekspert si Gilman Lika, Shtubia etj dhe shumë lojtarë të rinjë, një ndërthurje perfekte e cila ka filluar të japë dhe rezultate e para, fitorja e fundit kundër Flamurtarit ishte një tjetër konfirmim. Pas xhiros së parë vetëm dy ekipet e kryeqytetet, Tirana dhe Partizani, kanë arritur të mposhtin Vllazninë, 9 ndeshje, 4 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje, 15 pikë në total, por as kjo ecuri nuk e zhbalancon trajnerin Jonus, për teknikut maqedonas është herët për të folur për objektiva konkret:

“Kampionati në Shqipëri është shumë i vështirë, situatat mund të ndryshojnë shumë. E vetmja gjë e sigurt për mua është se vetëm Luftëtari dhe Flamurtari janë jashtë, të gjithë ekipet e tjera janë në garë. Mbase pas 3 ndeshjeve të ardhshme, kundër Laçit, Bylisit dhe Tiranës mund të bëjmë llogari”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb