Një 33-vjeçar i dyshuar si autor i vjedhjes së një shume parash në një pikë karburanti u arrestua nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në Lushnje, ku 33-vjeçari Xh.Xh dyshohet që në orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2024, ka vjedhur në një karburant në Lushnjë, një shumë parash dhe një DVR, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Komisariati i Policisë Lushnjë, pas marrjes së njoftimit se në në një karburant, një shtetas kishte vjedhur një shumë parash dhe një pajisje DVR, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tij. Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe i punës së shpejtë hetimore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Xh. Xh., 33 vjeç, banues në Lushnjë”, njoftoi Policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb