TIRANE– Partia më e re në Shqipëri “LIBRA” zhvillon sot dhe nesër të parat zgjedhje të brendshme të saj, duke sjellë padyshim një risi të madhe në mënyrën e të votuarit në vendin tonë. Atë çka shumë forca politike po e kërkojnë me ngulm për zgjedhjet parlamentare të qershorit, duket se fillimisht do ta realizojë “LIBRA”.

Bëhet fjalë për zgjedhjet e para elektronike në vendin tonë. Më shumë se 8000 anëtarë të regjistruar në këtë forcë politike nga 1 nëntori 2016, mund të përzgjedhin kryetarin dhe bërthamën prej 30 anëtarësh të partisë. Këtë ata mund ta bëjnë elektronikisht, “për cilin të duan dhe si ta gjykojnë ata, duke votuar nga celulari nga shtëpia apo nga zyrat e tyre”.

Këtë e ka njoftuar një ditë më parë edhe kreu i LIBRA-­s, Ben Blushi, i cili tha se këto zgjedhje do mbahen për Kryetarin dhe Bërthamën prej 30 anëtarësh, të cilët do e drejtojnë LIBRA-n në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Në këto zgjedhje kanë kandiduar më shumë se 100 anëtarë të LIBRA-s.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë dhe ne duhet të jemi krenarë për cilësinë dhe inovacionin e LIBRA-­s. Asnjë nga partitë e vjetra nuk zgjedh, nuk voton por vetëm emëron. LIBRA voton dhe zgjedh. Këtë parim ajo nuk do ta shkelë kurrë duke nisur nga nesër”, shkruan Blushi.

SI VOTON LIBRA

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/benblushi.al/videos/465647563558891/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: