35-vjeçari Majlind Habibi është personi që vrau shokun e tij në Spitallë të Durrësit, pasi dyshonte se ky i fundit po ngacmonte gruan e tij. Ngjarja ndodhi më 2 dhjetor, kur Habibi shtyu nga ura Branko Shkozën, i cili humbi jetën pasi ra në kanal.
Në pamjet e siguruara për BalkanWeb shfaqet vendi i ngjarjes, ku duke një urë e sajuar me dërrasa, sipër kanalit të ujërave të zeza.
Trupi i viktimës u gjet më 5 dhjetor, pas denoncimit të babait të tij. Autori u arrestua më 10 dhjetor nga policia e Durrësit.
Sipas dëshmisë së Habibit, konflikti nisi pasi ai i kërkoi viktimës të mos e ngacmonte më gruan, por Shkoza u përgjigj se ajo “i zgjidh vetë hallet e saj.” Gjatë një momenti gjaknxehtësie, Habibi e shtyu shokun në kanal, duke menduar se uji ishte i cekët dhe nuk kishte qëllim ta vriste.