Detaje të reja janëzbardhur nga ngjarja orror e ndodhur në Rio de Janiero të Brazilit, teksa një ish-polic ka marrë peng autobusin me 18 pasagjerë.


“BBC” raporton se pengmarrësi ka terrorizuar qytetarët, duke i kërcënuar se do t’i vinte zjarrin autobusit, ndonëse nuk kishte thënë ende se çfarë dëshironte. Pengmarrësi është identifikuar si një ish-polic ushtarak, ndërsa kishte me vete një armë zjarri, një thikë dhe një shishe benzinë.



Ndërkohë, Forcat Speciale të Policisë së Rio de Janeiros kanë ndërhyrë menjëherë, duke vrarë pengmarrësin e autobusit të mbushur me pasagjerë, i cili i mbajti ata peng për disa orë.

Ai është qëlluar nga një snajper në momentin që ka dalë nga autobusi për t’i hedhur diçka policëve, duke menduar se nuk do të qëllohej.

(BalkanWeb)