Kilian Mbape dhe Neymar janë në një marrëdhënie të tensionuar mes tyre, me francezin që nuk duron dot më sjelljet e brazilianit dhe faktin që ai përkëdhelet gjithnjë nga presidenca e Paris Sën Zhërmenit. Më herët ishin raportuar përplasje mes tyre, ndërsa ylli i kombëtares franceze kishte shigjetuar edhe në deklarata të ndryshme në media sjelljet e brazilianit.

Por me këtë video që po qarkullon në rrjet, duket se gjithçka ka marrë fund mes tyre. Paris Sën Zhërmeni po feston triumfin në turneun aziatiak dhe lojtarët pozojnë me trofeun. Mes tyre është edhe Neymar, por ky shtyhet nga Mbape, që e përzë shokun e repartit nga rituali i fotografisë me trofeun. Duket se krisja është e parikuperueshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: