“BalkanWeb” zbardh detaje të reja nga grabitja e postës, mesditën e sotme, në Fushë Bulqizë, ku u morën 460 mijë lekë të rinj. Gazetari Enver Doçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamjet e para nga posta, që u grabit, e cila siç shihet, ndodhet brenda murit rrethues të shkollës fillore. Nga pamjet shihet se dera e postës është thyer, ndërsa në tokë është edhe gëzhoja e plumbit të automatikut, me të cilin ka qëlluar autori.

“Vetëm tre metra është shkolla fillore e ngjitur me postën. Për fat të mirë nxënësit kanë qenë në mësim dhe vetëm kanë dëgjuar zhurmën e krismës. Vetëm pak metra larg është edhe gjimnazi. Personi, pasi ka bërë terror, është larguar në disa rrugë nga ana e pasme e postës, ndërsa policia është në ndjekje të autorit. Ai ka goditur me tytën e automatikut xhamat, duke thyer derën dhe marrë paratë, për t’u larguar në drejtim të paditur.

Kjo është një zonë e populluar, pasi është gjimnazi dhe shkolla fillore, si dhe gjithë mosha e tretë vijnë këtu te lokalet. Jashtë kameras personat thonë se ka qenë një terror. Posta ndodhet brenda rrethimit të shkollës. Autorin e kanë parë duke u larguar nga pas postës, ka hipur në një pemë dhe ka kaluar murin rrethues. Dyshohet se ka pas dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Makina e postës është pikasur që kur është mbushur me lekët nga banka. Ndoshta ka pasur ndonjë sinjal se ‘u mbush makina, ndiqeni’”, tha gazetari Doçi për “BalkanWeb”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb