Dalin pamjet e para pas ngjarjes që alarmoi Shkodrën mbrëmjen e kësaj të enjte, 2 janar 2025.
Drejt një automjeti të parkuar në anë të rrugës në lagjen “Rus” u qëllua, sipas të dhënave paraprake, 4 herë me armë zjarri pistoletë.
Në pamje duket makina e qëlluar tip “Peugeot” të cilës i është thyer xhami i parë nga të shtënat. Gjurmët e plumbave janë edhe në trupin e makinës.
Pronari i automjetit, Elvis Hoxha, ndodhet në burg për veprën penale “dhunë në familje”. Mësohet se makina ndodhet e parkuar në atë vend që nga momenti kur Hoxha është arrestuar.
Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar, ndërsa të shtënat kanë shkaktuar panik te qytetarët.
(BalkanWeb)