Makina që shihni në pamje i përket Edmond Koçit, anëtari i bandës së Durrësit, që mbeti i vrarë sot pas një atentati me armë zjarri.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet nga vendngjarja, ku shihet se dera e përparme nga ana e pasagjerit e mjetit tip “Benz’ fuoristradë, është bërë ‘shoshë’ nga plumbat, ndërsa dyshohet se është qëlluar me breshëri automatiku. Pas këqyrjes nga ana e ekspertëve hetimore brenda mjetit, ky i fundit pritet që të transportohet nga vendi i ngjarjes. Ai ishte marrë dhe me biznese të ndryshme në qytetin e Durrësit, ndërkohë që la pas dy fëmijë të mitur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Drejtorisë Arsimore Durrës. “Mond Çekiçi” udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Mësohet se nga mjeti ka dalë shoferi i viktimës për të pyetur se çfarë kishte, ndërkohë që një nga personat ne mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin.

Fill pas kësaj, ata janë larguar me një mjet tip ‘Benz’ me targa të vjedhura në Tirane, i cili është braktisur dhe djegur nga autoret në Katund Sukth, Durrës.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb