PASKUQAN

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi tronditës në Paskuqan, ku kunati Eredet Çapoku vrau me sende të forta kunatën e tij 35-vjeçare, Enkeleda Çapoku.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” nga vendngjarja se deri dy vite më parë viktima dhe autori i krimit jetonin në një shtëpi, por për shkak të konflikteve që kishin lindur, ata ishin ndarë dhe jetonin me qira, afër njëri-tjetrit. Gruaja jetonte me vajzën e saj 18-vjeçare, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në burg, i dënuar me 10 vite për drogë.

Siç raporton gazetarja Bezat, kunati e përndiqte Enkeledën, duke e parë kur ajo shkonte në punë, pasi punonte në një fabrikë këpucësh bashkë me vajzën, dhe duke i bërë fotografi në çdo moment. Më pas, fotot ia dërgonte vëllait të tij në burg, duke rritur kështu konfliktin mes familjes.

Për këtë arsye, gruaja e kishte denoncuar kunatin, duke marrë urdhër-mbrojtje në Komisariatin e Kamzës. Kjo kishte shtuar edhe më shumë përplasjet, duke bërë që ai mbrëmë të futet në banesën e saj, duke shkelmuar derën, dhe duke vrarë Enkeledën në sy të vajzës dhe nënës së saj.

Madje, gazetarja Bezat raporton për “BalkanWeb” se autori i krimit ka dhunuar më parë të trija gratë e familjes, dhe më pas duke vrarë kunatën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb