MALLAKASTER- Në familjen e Anna Malajt, 31-vjeçares së arrestuar sot në Fier, e akuzuar për një grabitje karburanti dhe dy të tjera të mbetura në tentativë askush nuk flet.

Gazetari i “BalkanWeb”, Ervis Kuçi ka udhëtuar drejt fshatit Visok të Mallakastrës, aty ku gjendet edhe banesa e prindërve të saj.


Vila tre katëshe siç shihet edhe nga pamjet ndodhet në fund të një rrugice, në majë të një kodre, por dera e saj mbyllet me shpejtësi. Askush nuk do të flasë dhe të komentojë për veprimet e Annës.


Ndonëse familjarët kyçën gojën, banorë të fshatit i kanë thënë gazetarit tonë se prej kohësh prindërit e saj jetonin në Greqi.
(m.a/BalkanWeb)