ZELANDE E RE-Në festivalin Rhythm & Vines që mbahet çdo vit në Gisborne, në Zelandën e re, për të festuar ardhjen e vitit të ri, një vajzë është ngacmuar teksa shëtiste topless, me gjoksin e mbuluar vetëm me bojë nga një djalë.

Madeline Anello-Kitzmiller, 20 vjeç, është ndjekur nga një burrë që i ka prekur gjoksin përpara se të ulej tek shokët e tij.

Vajza së bashku me një shoqen e saj, i është përgjigjur me grushte ngacmuesit.

Skena është filmuar nga pjesëmarrësit e tjerë në festival dhe është publikuar në Facebook, duke u bërë virale dhe duke ngjallur debate mes mbështetësve të djalit dhe pjesës tjetër që mbrojnë 20 vjeçaren, duke shkruar që askush nuk ka të drejtë të prekë një tjetër person pa lejen e tij, qoftë nudo ose jo’.

Protagonistja e videos, e intervistuar për Herald, e ka përshkruar eksperiencën e saj si një ‘shock kulturor’.
Me origjinë nga Portland, Shba, vajza ka treguar që ka marrë pjesë në festivale të ndryshme në SHBA dhe edhe kur ka qenë nudo asnjëherë nuk ka ndjerë këtë negativitet.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb