Lille ia doli të fitojë 3-0 ndaj Lorient, në ndeshjen e kampionatit. Të besuarit e Fonsecës dhuruan spektakël para tifozërisë, duke i argëtuar në maksimum mbështetësit në shkallët e tribunave.

Protagonist në këtë sfidë ishte edhe Edon Zhegrova. Sulmuesi shqiptar realizoi një gol brilant në minutën e 90-të. Pas një lëvizje të bukur, e majta e Zhegrovës ishte e pamundur për t’u arritur nga portieri Mvogo. Në fund, paraqitja e tij u vlerësua me 8.6, notë kjo më e mirë se e shokëve të skuadrës.

Për 24 vjeçarin ky është sezoni i tij i 3-të te Lille. Zhegrova ka luajtur më parë për Genk dhe Basel.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: