Real Madrid kalon goditjen e rëndë që mori në Champions dhe kthe qetësinë në pankinën e Zinedine Zidane me fitoren 1-0 në transfertën e Sevilla në La Liga. Karim Benzema ishte njeriu i suksesit për “los blancos”.

Sulmuesi francez shënoi golin e vetëm në minutën e 64-rt, ndërsa duke përfituar nga ecuria negative e rivalëve direktë, madrilenët kapin kreun dhe e ndajnë atë me Athletic Bilbao. Po e dëgjuat shumë mirë.

Real
Real

Është skuadra baske që në mënyrë suprizë mban vendin e parë me golavarazh më të mirë pas fitores së pastër 2-0 kundër Alaves. Garcia në pjesën e parë me 11-metërsh dhe Munain pas pushimit vendosën fatin e sfidës me triumfin e Bilbaos.

Krejt e ndryshme është atmosfera te Barcelona, që vazhdon të vuajë krizën e rezultateve, duke regjistruar rekordin më negativ në histori sa i përket ndeshjeve në transfertë.

Katalunjasit zhgënyen sërish, duke u dorëzuar 2-0 në fushën e Grandada, duke zbritur ndjeshëm në tabelën e klasifikimit. Ka vijuar seria negative edhe për Atletico Madrid.

Pas humbjes së një jave më parë në transfertën e Sociedad, skuadra e Diego Pablo Simeones nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në shtëpinë e saj kundër Celta Vigo.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb