GJIROKASTËR

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me kullotë në zonat mes Dervicianit dhe Goranxisë në Dropull të Gjirokastrës.


Gazetarja e “BlakanWeb”, Brikena Metaj raporton se 2 ha kullotë është djegur, ndërsa flakët kanë prekur  edhe rreth 50 pisha. Dy  makina zjarrfikëse kanë shkuar në terren.



Po punohet edhe me mjete rrethanore si pasojë e terrenit malor. Forcat zjarrfikëse po shmangin përhapjen e zjarrit pranë zonave të banuara. Zjarret në Dropull kanë qenë një problematikë e përvitshme. Këtë vit përgjatë korrikut në Gjirokastër u regjistruan vetëm 4 vatra zjarri, ndërsa kjo është vatra e dytë e zjarrit në Dropull brenda harkut kohor të një jave.


Viti 2017 shënoi edhe bilancin më dramatik të dy dekadave të fundit në Gjirokastër, ku në të gjithë qarkun u dogjën më shumë se 700 ha kullota dhe pyje. Gjatë 2018 në Gjirokastër u shënuan 80vatra zjarri. Grupet e patrullimit në terren të efektivëve zjarrfikës ndikuan në uljen e ndjeshme të zjarrvënieve në kullota, por gushti vijon të mbetet muaj problematik. Kullotat e zonës së Dropullit jepen me qira në barinjtë e tjerë të fshatrave përreth, të rrethit Gjirokastër.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb