KLOS

Një zjarr i madh u shfaq këtë të premte në masivin pyjor me pishë në fshatin Patin të Bashkisë së Klosit. Vatra e zjarrit u përhap me shpejtësi për shkak të erës. Të parët që kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve kanë qenë banorë të zonës.

Drejt vatrës së zjarrit menjëherë është nisur edhe mjeti zjarrfikës i Bashkisë së Klosit si dhe punonjësit e këtij shërbimi. Kryetari i Bashkisë Klos Ilmi Hoxha ka urdhëruar stafin e shërbimit zjarrfikës të mbrojnë banesat, duke vendosur aty mjetin zjarrfikës.

Ndërkohë për shkak të mungesës së rrugës automoblisitike, për shuarjen e zjarrit janë përdorur pompa shpine nga zjarrfikësit. Një hektar pishë mësohet se është përfshirë nga flakët, ndërsa bashkia Klos tha se tashmë vatra është neutralizuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: