KAVAJË


Një zjarr i madh ka rënë këtë pasdite në lagjen Gazdaraj të njësisë administrative Golem në Kavajë.


Gazetari Klement Baçi raporton për “Balkanweb” se si pasojë e zjarrit janë djegur ferra e shkurre. Dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë linja e tensionit të lartë që gjendet aty afër.


Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë 1 automjet zjarrfikës, policia dhe banorë të lagjes. Zjarri u shua u shua plotësisht falë ndërhyrjes të shërbimit zjarrfikës të Kavajës.

Zjarri ka shkaktuar djegien gjithsej të afër 2 hektarë shkurreve.

 (d.xh/Balkanweb)

Etiketa: