Pas Delvinës, një tjetër zjarr i madh raportohet se ka rënë sot në Mallakastër.


Zjarri ka përfshirë zonën me ullishte dhe shkurre në fshatin Lapulec, ndërsa rrezikohet edhe një fabrikë e vajit të ullirit.


Gazetari Ervis Kuçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga zjarri, i cili siç shihet, po përhapjet me shpejtësi, për shkak edhe të erës.


Ndërkohë, drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrfikëse të Ballshit dhe Patosit, për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

(d.ç./BalkanWeb)