SHENGJIN

Situatë shqetësuese në Shëngjin si pasojë e flakëve që kanë përfshirë malin me pisha në vendin e quajtur “Lugu i Lemes”.

Zjarrfikëset janë në vendngjarje, por për shkak të terrenit të vështirë malor, po hasen probleme në izolimin e vatrës së zjarrit, kjo pasi era në zonë favorizon përhapjen e flakëve. Sakaq edhe terreni i vështirë malor nuk ndihmon zjarrfikësit të ndërhyjnë pranë vatrave me qëllin izolimin e flakëve.

Në videon e siguruar nga BalkanËeb, flakët duket të jenë afruar shumë pranë banesave, duke u kthyer në kërcënim serioz për to. Ndërsa shtëllunga tymi kanë mbuluar qytetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb