Një zjarr i madh ka përfshirë pyjet në zonën e Nikolicës në rrethin e Devollit. Duke qenë se është një zonë e thellë, zjarrfikëset e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë sot.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se zjarrfikëset pritet të vijnë nesër në mëngjes.

Në një lidhje telefonike, kryetari i Bashkisë Devoll Eduard Duro tha se situata paraqitet e rënduar, pasi zjarri ka përfshirë pyllin me pisha.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb