Një zjarr ka rënë këtë mesditë në një apartament, në qendër të qytetit të Durrësit, në bulevardin kryesor.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se është përfshirë nga flakët kati i katërt i një godine pesë-katëshe.

Nga ngjarja fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Ndërkohë, zjarrfikëset dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, si dhe për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

Nga të dhënat e para, mësohet se zjarri ka nisur nga kuzhina e apartamentit dhe është përhapur më tej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb