GRAMSH- Një vatër zjarri është regjistruar pranë shkollës 9-vjeçare në fshatin Drizë të Gramshit. Ngjarja në fjalë është raportuar rreth orës 11:00 të paradites së sotme.

Korrespondenti Shkëlzen Henkoja raporton për ‘BalkanWeb’ se shërbimi i zjarrfikëses ndodhet në terren. Mësohet se shumë se 4 dynym me bar e shkurre janë djegur, ndërkohë që falë ndërhyrjes së zjarrfikëses u izolua zjarri duke shpëtuar kështu shkollën.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia, e cila po heton rreth shkaqeve të vatrës së zjarrit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: